Emiljano Musta nuk është më futbollist i Egnatias. Klubi nga Rrogozhina, ka ndërprerë bashkëpunimin me lojtarin këtë fundjavë, teksa lajmi është bërë i ditur nëpërmjet kanaleve zyrtare.
Musta kontribui për Egnatian, për një sezon e gjysmë. Mbrojtësi, në edicionin e parë, u aktivizua në 33 ndeshje, ndërsa këtë sezon ka veshur 12 herë fanellën e Egnatias në kampionat.
“Klub Futboll Egnatia ka nderprerë me konsensus bashkëpunimin me mesfushorin Emiljano Musta duke e falenderuar për kontributin e dhënë me fanellën tonë në një sezon e gjysmë”, – Shkruan klubi. Teuta, Flamurtari, Kukësi dhe Partizani janë disa nga skuadrat ku Musta ka luajtur.
(J.S/)