Rey Manaj vijon formën e tij shumë të mirë në Turqi, ku edhe këtë fundjavë ishte protagonist kryesor për ekipin e tij, Sivasspor. “Bomberi” kuqezi realizoi një gol shumë të bukur, një gol trepikësh përballë Istanbulspor. Në minutën e 86-të, Manaj mori një top në kufijtë e zonës së rreptësisë, e mbrojti shumë mirë, duke iu shmangur mbulimin e mbrojtësve, ndërsa më të majtën mposhti portierin duke dërguar topin në rrjetë. Manaj zhbllokoi sfidën, gol që qëndroi në fuqi deri në fund duke i dhuruar ekipit të tij fitoren.
Ky ishte goli i 6-të sezonal për Rey Manaj duke kapur në këtë mënyrë Sokol Cikalleshin, i cili gjithashtu qëndron në kuotën e 6-të golave, por ka dhuruar edhe dy asiste.
()