Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, pas miratimit të buxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2024, Këshilltarët e Partisë së Lirisë kanë hedhur akuza se ky buxhet është në shërbim të inceneratorit dhe jo qytetarëve të Tiranës.
Erion Veliaj ka përcaktuar në buxhetin e vitit 2024, që buron nga taksat e qytetarëve 29 milionë euro, i ndarë në dy zëra 16.7 milionë euro për pastrimin dhe 11.9 milionë euro shpenzime për ndërtimi landfilli, inceneratorit dhe rehabilitimit të venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike. Pra, megjithëse inceneratori nuk ekziston dhe energji nuk prodhon Erion Veliaj, ka vendosur që të vijojë të paguajë 29 euro për ton.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i bëri thirrje organeve të drejtësisë për tu marrë me Veliajn, ndërsa komentoi dhe simbolikën e dorëzimit të prangave të Kryetari i Bashkisë, në mbedhjen e së premtes.
Prangat e dorëzuara live në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, që për 313 sekonda, fiks si emri i burgut më të famshëm në Shqipëri, miratoi 330 milion euro buxhet, pa debate dhe diskutim, në shkelje të hapur të ligjit për pushtetin vendor dhe të vetë Rregullores së Këshillit, të miratuar po nga vetë «Rilindja » ishin dhurata e merituar për buxhetin më antisocial të miratuar ndonjëherë për Bashkinë e Tiranës.