PSG “prenoton” mbrojtësin, kampionët e Francës bëjnë lëvizjen e parë në merkato

PSG bën lëvizjen e parë për afatin kalimtar të janarit. Sipas asaj që raportohet nga RMC Sport, francezët kanë një marrëveshje verbale me San Paolo për Lucas Beraldo, një mbrojtës 20-vjeçar që luan me këmbën e majtë dhe i aftë për t’u përshtatur në pozicione të shumta në prapavijë.

Futbollisti i ka bërë të ditur tashmë klubit parisien se oferta është e kënaqshme dhe se mezi pret të kalojë në Ligue 1 dhe mbi të gjitha në futbollin europian.

Sapo të hapet merkato, Beraldo do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe do të mund të bëhet zyrtarisht një lojtar i ri i PSG-së. Shuma që do t’u paguhet brazilianëve do të jetë rreth 20 milionë euro, pa bonuse. Në sezonin e fundit me Sao Paolo, Beraldo është aktivizuar në 24 ndeshje dhe ka shënuar edhe 1 gol.

(J.S/)

Arena e Lajmit

PSG “prenoton” mbrojtësin, kampionët e Francës bëjnë lëvizjen e parë në merkato

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook