“Vendimet e Gjykatës duhen respektuar”, Elisabeta Imeraj komenton ashpërsimin e masës ndaj Sali Berishës

Ndërsa komenton kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për ashpërsimin e masës për ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj e ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News 24, tha se vendimet e Gjykatës duhen respektuar.

“Arsyeja për të cilën ashpërsohet masa sot për Berishën dhe siç e kanë kërkuar prokurorët, ka të bëjë me mos respektimin të masës së parë. Në fund, vendimi i gjykatës duhet respektuar.

Në analizën e mirëfilltë, prokuroria ka vendosur detyrim paraqitje dhe mos dalje jashtë shtetit dhe tani arsyeja pse kërkohet kjo masë është mos respektimi.

Prokuroria ka kërkuar masë sigurimi arrest në shtëpi, duke argumentuar se individi nuk ka respektuar dhe në këtë linjë, gjykata do të vendosë për pranimin e kërkesës së Prokurorisë”, tha ish-kryeprokurorja e Tiranës.

 

 

 

 

Arena e Lajmit

“Vendimet e Gjykatës duhen respektuar”, Elisabeta Imeraj komenton ashpërsimin e masës ndaj Sali Berishës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook