VIDEO/ Paqe në “Anfield”, mes Liverpool dhe Arsenalit “fiton”…frika

Në Anfield, Liverpool dhe Arsenal nuk shkojmë më shumë se një barazim 1-1. Me këtë rezultat, “Gooners” kryesojnë kampionatin me 40 pikë, 1 pikë më shumë se “The Reds”.

Sa i takon ndeshjes së sotme, takimi nisi në mënyrë perfekte për skuadrën e Arteta-s që gjeti golin pas 4 minutash lojë me Gabriel. Ekipi i Klopp u kundërpërgjigj brenda pjesës së parë, duke vendosur ekuilibrat me Momo Salah, në minutën e 29-të.

Në pjesën e dytë, “Topçinjtë” nuk kishin shënjestrën e duhur, pasi nuk goditën asnjëherë portën e mbrojtur nga Alisson. Në krahun tjetër, dy gjuajtje të vendasve nuk u përkthyen në gol.

Premier League ka luajtur ditën e sotme edhe ndeshje të tjera mjaft interesante, Fulham u mund 0-2 ndaj Burnley, ndërsa Luton triumfoi 1-0 ndaj Newcastle.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

VIDEO/ Paqe në “Anfield”, mes Liverpool dhe Arsenalit “fiton”…frika

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook