Akuzohen se morën ryshfet dhe kaluan trajlerin dhe 4 kamionë pa i kontrolluar, pranga policit dhe doganierit në Kakavijë, një në kërkim

Policia e Kakavijës ka arrestuar me urdhër të AMP-së, 2 zyrtarë policie, nën akuzën e korrupsionit. Mësohet se pas hekurave ranë përgjegjësi i doganës dhe doganieri, ndërsa një tjetër punonjës i doganës, është shpallur në kërkim.

AMP ka dyshime se doganierë dhe efektivë policie ishin të përfshirë në skema korruptive në lidhje me procedurat e parregullta të zhdoganimit duke përfituar shuma parash.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se 1 trajler, 4 kamiona të tonazhit të rëndë si dhe mjete të tjera të mbushura me mallra kaluan pikën kufitare pa kryer kontrolle si dhe duke i shmangur pagesave të zhdoganimit.

()

Arena e Lajmit

Akuzohen se morën ryshfet dhe kaluan trajlerin dhe 4 kamionë pa i kontrolluar, pranga policit dhe doganierit në Kakavijë, një në kërkim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook