Dyshohet se nuk kontrollonin automjetet me mallra në Kakavijë, detajet nga arrestimi i doganierëve! Prangosen edhe gjashtë shoferë

Dyshohet se nuk kontrollonin automjetet me mallra në Kakavijë, detajet

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dhënë detaje lidhur me operacionin ku u arrestuan përgjegjësi i turnit A.A dhe E.Sh, doganier fizik në të njëjtën degë nën akuzën se kanë marrë ryshfet për të mos kontrolluar disa kamionë me mallra që kalonin në pikën kufitare.

Lidhur me këtë operacion mësohet se janë arrestuar edhe gjashtë persona, shoferë të automjeteve që kishin mallra të kontrabanduara dhe kalonin pa u kontrolluar. Konkretisht janë arrestuar

– V.D., 40 vjeç;

– ⁠TH.M., 48 vjeç;

– ⁠R.I., 41 vjeç;

– ⁠A.XH., 45 vjeç;

– ⁠A.M., 50 vjeç;

– ⁠F.O., 39 vjeç;

Ndërsa janë shpallur në kërkim A.M me detyrë doganier i parkimit si dhe tre punonjës të kontrabandës të identifikuar si F.R., N.S. dhe G.SH.

Policia ka ndaluar katër kamionë të tonazhit të rëndë, një trajler me rimorkio dhe një furgon të ngarkuar me mallra të ndryshëm, të papajisur me dokumentacionin përkatës për mallrat e importuara.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa dhjetëra ton mallra të padeklaruara, aparate telefonikë celular, vlera monetare, etj.

Dyshohet se nuk kontrollonin automjetet me mallra në Kakavijë, detajet nga arrestimi i doganierëve! Prangosen edhe gjashtë shoferë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook