Ergys Mërtiri: Basha e fitoi luftën me Berishën, por kjo është vetëm gjysma e punës

Ergys  Mërtiri: Basha e fitoi luftën me Berishën, por kjo

Sociologu Ergys Mërtiri thotë se Lulzim Basha e ka marrë lehtë sfidën e tij politike, me bindjen se ka mbështetjen e amerikanëve. Sipas tij, vetëm kjo nuk mjafton. Ai duhet të fitojë përballjen me Ramën dhe të krijojë besim në elektorat.

“Reforma në drejtësi ka shumë probleme, por unë e shoh me mbështetje nga jashtë. Do godasë disa njerëz që përndryshe do ishin të parrëzueshëm. Hapet loja. Nga këta të tre më duket mua që amerikanët e kanë veçuar Bashën. Por po të shohësh i gjithë sistemi është kundër Bashës. PD mendoj se është shkëputur nga berishizmi.

Mendoj që amerikanët i kanë thënë do dalësh anash apo do të rrish aty ku po godasim.

Ajo që bëri është tradhti në një farë mënyre ndaj Berishës. Por unë e akuzoj pse e tradhtoi kaq vonë. Kushdo të ishte duhej t’ia bënte këtë të mirë vendit.

Lufta nuk ka qenë mes Bashës dhe Berishës, por mes SHBA dhe Berishës. Në këtë kuptim, Basha duke pasur pas amerikanët ka pasur mundësinë ta fitojë këtë luftë, pavarësisht se për mua e ka marrë pak lehtshëm. Kjo është gjysma e punës. Gjysma tjetër është të mundësh Ramën dhe të bindësh elektoratin që ti bën. Beteja e brendshme në opozitë i ka dëmtuar të gjithë. Çfarë ndodh më tej vlen të shihet”, tha Ergys Mërtiri.

Ergys Mërtiri: Basha e fitoi luftën me Berishën, por kjo është vetëm gjysma e punës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook