Interi e ka vendosur veten në “Pole Position” për të siguruar shërbimet e Piotr Zielinskit për sezonin e ardhshëm. Në këtë pikë të negociatave, zikaltërit janë përpara edhe vetë Napolit, duke qenë se lojtari tashmë duket i prirur të mos rinovojë kontratën me napolitanët, duke përjashtuar surprizat e bujshme që në futboll nuk mund të anashkalohen kurrë.
Baza e marrëveshjes është e tillë: Inter dhe Zielinski po mendojnë për një akord që do të parashikonte një kontratë 4-vjeçare, ndoshta 3+1, me një pagë të pritshme prej rreth 4.5 milionë euro në sezon plus ndonjë bonus për objektivat e arritura. Zielinski i pati fillimet te Udinese, përpara se të kalonte skuadra e Empolit. Ai, që nga viti 2015, është pjesë e kampionëve të Italisë.
(J.S/)