Tekniku i Partizanit, Arbër Abilaliaj dha mendimin e tij pas humbjes 1-2 ndaj Erzenit.
“I druheshim kësaj situate sot duke patur parasysh që në mesjavë jemi konsumuar shumë dhe patjetër trofeu dhe euforia bëjnë të veten. Kemi vuajtur intensitetin e Erzenit. Normal shkuam tek humbja.
-Çfarë ke mësuar si trajner për ta përforcuar Partizanin?
“Duhet të them që është një ekip që për momentin ka nevojë për një periudhë pushimi. Janë 4 apo 5 lojtarë që nuk po japin rendimentin e tyre që jemi mësuar t’i shohim. Sot patëm 2-3 pasiguri me Sotën dhe Hadrojn. E dinim që Erzeni do të punonte në kundërsulm, pasi këtë lloji loje ka bërë gjatë gjithë këtij sezoni. Gjithsesi momente dhe situata që nuk u zgjidhën dot. Jemi në kërkim për qendërmbrojtës, kemi profile dhe i jemi futur punës.”
-Jeni dominuar nga Erzeni në pjesën e parë. Në rast se do e nisje nga fillimi çfarë mund të bënit më mirë në pjesën e parë?
“Të dhënat reale që masin rendimentin. Posedimi ka qenë i joni dhe Erzeni ka luajtur në kundërsulm. Është e vërtetë që nuk i kemi rrezikuar, por shumicën e pjesës së parë Erzeni ishte ndërtuar për të luajtur në thellësi si rasti i penalltisë që ishte shumë bujare ashtu dhe goli i Mihanës. Nuk është se Erzeni kishte diçka të palexueshme.”
-Largimi i Christian Mba?
“Nuk besoj se do të largohet askush. 6 mujori i dytë është shumë i rëndësishëm. Të gjithë futbollistët shpresoj që të jenë në organikë përveç Bytyçit që ka një dëmtim të rëndë. Nuk do të ketë asnjë largim, vetëm 2 apo 3 afrime në repartin difensiv. Në 6 mujorin e dytë futemi me lojtarë që do të kenë performancë më të madhe.” – tha ai.
(J.S/)