Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë dhe shqiptarët, për festën e Krishtlindjes.
Meta uron bekimet dhe ngrohtësinë e Zotit për të gjithë, veçanërisht ata që përballen me varfërinë, sëmundjet dhe padrejtësitë.
“Krishtlindja është lindja e shpresës, burimi i paqes, fuqia e dritës mbi errësirën dhe konfirmimi më i qartë i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit.
Gëzuar të gjithë besimtarëve, gëzuar të gjithë shqiptarëve.
Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin gjithmonë me ju e veçanërisht për të gjithë ata që sot përballen me varfërinë, sëmundjet dhe padrejtësitë. Gëzuar”, shkruan Meta.