Milan kthehet 93 vite pas, Pioli në “fije të perit”, Ibrahimovic ëndërron Conten në pankinë

Viti 2023 nuk ishte më i mirë për Milanin. Kuqezinjtë u elimunuan nga Champions në fazën e grupeve, ndërsa më Serie A renditen në vendin e 3-të me 11 pikë më pak se Interi kryesues. Gjatë këtij viti, skuadra e Piolit ka pësuar 64 gola në të gjitha kompeticionet që ka marrë pjesë. Një rekord negativ për Milanin që nuk përsëritej që nga sezoni 1929/30.

Tashmë nuk ka shumë dyshime, stoli kuqezi është në fije të perit, madje flitet për marrëveshje fantazmë të arritur midis Antonio Contes dhe Milanit, me bekimin ose ndihmën konkrete të Zlatan Ibrahimovic. Asgjë e vërtetë, përkundrazi, konfirmimi i Stefano Piolit do të ishte pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së alternativave të vlefshme.

Kjo, të paktën, deri më sot, sepse asgjë nuk mund të ndryshojë aq shpejt sa e ardhmja e një trajneri futbolli. Sigurisht që emri i Antonio Contes ka qarkulluar rreth Milanello-s prej disa kohësh dhe ecuria e Stefano Piolit me kuqezinjtë pothuajse me siguri ka marrë fund.

Megjithatë, arritja te Conte nuk është aspak e thjeshtë, para së gjithash sepse ka shumë kërkues (në Itali, Juve dhe Roma, të dyja destinacione që e magjepsin), pastaj duhet të shpenzosh shumë për rrogën e tij, duke mohuar filozofinë aktuale, atë të ndjekjes së perspektivave të reja me kosto të ulët, të cilët ndoshta mund të rishiten në të ardhmen me një marzh të madh fitimi.

Në këtë kuptim, alternativat për trajnerin nga Lecce do të dukeshin të gjitha më shumë në përputhje me pronësinë aktuale kuqezi. Nga Farioli tek Italiano, të paktën deri pak javë më parë, ideja ishte ajo e një trajneri të ri që di të punojë me të rinjtë. Në fakt, deri pak javë më parë askush nuk e kishte menduar seriozisht mundësinë e mbylljes së menjëhershme të kontratës me Piolin.

Nëse urgjenca vazhdon dhe rezulton e pakthyeshme, mund të zëvendësohet në pankinë nga Ignazio Abate, ndoshta i mbështetur nga miku i tij Ibra. Por çdo diskutim duket i parakohshëm në këtë moment. Për këtë do të flasim sërish pas Sassuolos, shansi i fundit për trajnerin dhe ekipin.

()

Arena e Lajmit

Milan kthehet 93 vite pas, Pioli në “fije të perit”, Ibrahimovic ëndërron Conten në pankinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook