Salah i impenjuar në Kupën e Kombeve, Liverpool identifikon zëvendësuesin

Liverpool po shqyrton alternativat e mundshme për të zëvendësuar Mohamed Salah, i cili do të jetë i impenjuar me Egjiptin në Kupën e Kombeve, në Afrikë.Mirror bën me dije se The Reds kanë vendosur në listën e objektivave të transferimeve për janarin, lojtarin e  krahut të  djathtë të PSV-së, Johan Bakayoko.

Gjigandi anglez e sheh belgun 20-vjeçar si futbollistin që mund të bëjë detyrën në atë rol. Bakayoko konsiderohet si një nga talentet më të mirë në Eredivisie. Ai ka luajtur 9 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol për kombëtaren belge. Transfermarkt e vlerëson anësorin jo pak, por 40 milionë euro.

Për skuadrën e PSV-së, Bakayoko është paraqitur në 64 ndeshje, duke realizuar  11 gola dhe duke kontribuar me 18 asistime. Në sezonin aktual, ka “tundur rrjetën” katër herë dhe ka dhuruar 13 asiste në 27 sfida në turne të ndryshëm. Bakayoko vështirë se mund t’i thotë jo një kalimi në “Anfield”, ëndërr kjo për shumë lojtarë. Të presim e të shohim.

(J.S/)

 

 

 

Arena e Lajmit

Salah i impenjuar në Kupën e Kombeve, Liverpool identifikon zëvendësuesin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook