“Shkoi radha 1 km”/ Gjergj Leka rrëfen historinë e pabesueshme të ‘restorantit’ me pjata falas në Tiranë: U zhduka në Itali…

“Shkoi radha 1 km”/ Gjergj Leka rrëfen historinë e

Gjergj Leka ka rrëfyer historinë e pabesueshme të “restorantit” që hapi te baçja në Liqenin e Thatë.

Megjithëse aventura strapacuese zgjati vetëm 48 ditë, Leka e kujton si një moment të gëzueshëm të ngjashëm me historitë e filmave.

“Ishte një kilometër radha që prisnin të hynin te baçja dhe unë të betohem, sepse kjo është për t’u bërë film, kam ndenjur 48 ditë që vetëm prisja njerëz, gatuaja, u jepja për të ngrënë dhe iknin. Në një moment u zhduka në Itali dhe thash me vete ‘te baçja nuk shkoj më’”- tha Leka në “S’e Luan Topi”.

Pjesë nga biseda:

Erjona: Thonë se ke shumë ide të çuditshme. Shkove në fshat, hape një restorant…

Gjergj Leka: Jo një restorant. Doli nami që hapa një restorant.

Erjona: Vendose një kuti dhe pastaj u thoshe njerëzve paguani sa të doni.

Leka: Ato janë orkestracione, por unë aty ku jetoj tek Liqeni i Thatë, është një baçe aty dhe unë bëra disa furra, por nuk e kisha llogaritur sa shok kisha…

Dola në një program tjetër, më ngacmoi spikerja dhe tha “aty tek ty vihet?”.  “Po mor të vij kush të dojë”, i thash. Të nesërmen në mëngjes një dorë që po më zgjonte nga gjumi tha “dil içik poshtë çfarë bëhet”. Ishte një kilometër radha që prisnin të hynin te baçja dhe unë të betohem, sepse kjo është për t’u bërë film, kam ndenjur 48 ditë që vetëm prisja njerëz, gatuaja, u jepja për të ngrënë dhe iknin. Në një moment u zhduka në Itali dhe thash me vete te baçja nuk shkoj më.

Erjona: Dhe këtë e bën vetëm Gjergj Leka.

“Shkoi radha 1 km”/ Gjergj Leka rrëfen historinë e pabesueshme të ‘restorantit’ me pjata falas në Tiranë: U zhduka në Itali…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook