Shpërthim me lëndë plasëse në Lushnje, i vendoset tritoli një banese në qendër të qytetit

Një sasi lëndë plasëse është vendosur pranë një banese në qytetin e Lushnjes mbrëmjen e sotme.

Mësohet se ngjarja ndodhi në lagjen “18 Tetori”, ndërsa si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale.

Sakaq, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë /Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T.,(e cila është e pabanuar), është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve

Arena e Lajmit

Shpërthim me lëndë plasëse në Lushnje, i vendoset tritoli një banese në qendër të qytetit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook