Drita Ziri u kurorëzua Miss Earth 2023 në Vietnam. Ajo e mori çmimin nga Mina Sue Choi e Koresë së Jugut, e cila mban titullin Miss Earth 2022.Ziri mposhti 84 konkurrente të tjera që konkurruan për titullin Miss Earth, një nga katër konkurset kryesore ndërkombëtare në botë së bashku me Miss Universe, Miss World dhe Miss International.
Drita hyn kështu në histori si femra e parë shqiptare që fiton kurorën e Miss Earth dhe njëkohësisht një konkurs të madh ndërkombëtar.
Modelja 18-vjeçare nga Fushë-Kruja, nuk është e panjohur për publikun.
Ajo u kurorëzua “Miss Shqipëria 2022” dhe mori pjesë në “The Miss Globe 2022”, ku mori çmimin e dytë dhe fitoi çmimin “Miss Bikini”.