Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Kamëz, ku 33-vjeçari J. K., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj vëllezërve me iniciale I.H., dhe A. H.
Mësohet se shtetasi me iniclae J.K., po kalonte në një rrugë ku po ndërtohet një pallat dy vëllezërit I.H., dhe J.K. Këta të fundit dyshohet se kanë tentuar ta ndalojnë, pasi sipas tyre ka ecur me shpejtësi dhe ka xhiruar gomat.
Kur kanë ikur pranë banesës së J. K., ky i fundit dyshohet se ka qëlluar me tre plumba pistolete në ajër.
Ndërsa sipas dëshmisë së I. H. dhe A. H., autori i dyshuar ka qëlluar në drejtim të tyre dhe kanë bërë denoncim në polici. Autori i dyshuar më pas është larguar.
Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.12.2023, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, shtetasi J. K., 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar.
Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.