“Asjnë qytetar në rrezik për jetën, ministrja Koçiu: Të gjithë banorët janë evakuuar nga pallati

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka vizituar nga afër qytetarët të cilët ishin në pallatin 12-katësh që u përfshi nga flakët në Lushnje.

Koçiu u shpreh se të gjithë qytetarët janë jashtë rrezikut për jetën dhe se çdo gjë është nën kontroll.

Ajo shtoi se të gjithë banorët janë evakuuar dhe forcat RENEA po kontrollojnë çdo kat.

“Sapo kemi vizituar të gjithë qytetarët që iu drejtuan spitalit në Lushnje. Janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën falë një pune të ekipit të mjekëve. Çdo gjë është nën kontroll, gjendja paraqitet e qetë, qytetarët kanë marrë mjekimet e nevojshme dhe për momentin nuk kanë asnjë shqetësim.

Përpara se të vija në spital kam qenë edhe pranë qendrës tregtare. Situata është nën kontroll. Janë evakuuar të gjithë banorët dhe janë forcat e RENEA-s që po kontrollojnë kat më kat. Nga informacionet që kam, të gjithë janë të evakuuar dhe policia e zjarrfikëset janë aty për të vënë situatën nën kontroll.”, tha ajo.

Arena e Lajmit

“Asjnë qytetar në rrezik për jetën, ministrja Koçiu: Të gjithë banorët janë evakuuar nga pallati

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook