Berisha me “arrest shtëpie”? Ish-kryeministri: Ja kush do ta drejtojë punën në selinë blu

Berisha me “arrest shtëpie”? Ish-kryeministri: Ja kush do ta

SPAK ka kërkuar për Sali Berishën masën e sigurisë “arrest ne shtëpi” dhe kjo do të vendoset nga gjykata më 26 dhjetor. Por pyetja që shpesh bëhet është se “kush do të drejtojë punën në selinë blu?”.

Berisha gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e tij në rrjetet sociale tha se ai do të përmbushë të gjithë detyrimet, por theksoi se menaxhimin e punës do ta drejtojë një grup i strukturuar në PD.

“Do të ketë një drejtim të strukturuar në PD, i cili do të jetë, do të menaxhojë dhe drejtojë të gjithë procesin. Unë do të përmbush të gjitha funksionet e mia. Për këtë ju garantoj. Sepse përndryshe do të realizonim qëllimin e Edi Ramës. Rama po e bën këtë sepse ka tmerr nga Sali Berisha

Ai e di që arrestimi i liderit të opozitës pa asnjë provë, ka një faturë. Por ai është gati të paguajë çdo faturë për pushtetin e tij. Unë do të bëj çdo gjë kjo të mos ndodhë”, tha Sali Berisha.

Berisha me “arrest shtëpie”? Ish-kryeministri: Ja kush do ta drejtojë punën në selinë blu

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook