Flakët kanë pushtuar sërish disa pjesë të pallatit 12-katësh në qytetin e Lushnjes, i cili prej shumë orësh po përballet me zjarrin duke nxjerrë situatën jashtë kontrollit.
Gazetari Igli Çelmeta ka raportuar se edhe ushtria ka ardhur në ndihmë për shuarjen e flakëve përveç forcave zjarrfikëse nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani, etj.
Në pamjet e siguruara nga dallohet qartë se zjarri ka marrë përmasa të konsiderueshme në një pjesë të godinës, ndërsa autoritetet vijojnë betejën për shuarjen e flakëve të riaktivizuara.