Moderatorja Kiara Tito, në një rrëfim emocional në “Ftesë në 5”, foli për pritjen e ëmbël. Mes batutash, bashkëshortja e Luiz Ejllit, tha se vajza u ngjiz në Turqi, aty ku qëndruan për një periudhë qetësie pas përfundimit të “Big Brother VIP”.
“Ai tha kur të shkojmë në Turqi do bëjmë Osmanin. Nuk doli Osman, doli princeshë. Ishin disa ditë ku u kënaqëm, shijuam njëri-tjetrin. I mbaj mend si ditë shumë të bukura dhe nuk do t’i harroj. Në atë moment as nuk mendon të bësh surpriza. Bëra një kuti të vogël që realizova, është ajo kutia që kam nxjerrë te klipi. Dhe kur ka ardhur në shtëpi, ia kam treguar. Në fillim ngeli, nuk e priste fare. Bënte atë batutën e testit të Covid-it “hë, je me grip apo jo?”. Si Luizi që i përjeton gjërat shumë. Kemi qarë shumë atë ditë, mbaj mend vetëm lot gëzimi. Nuk e besoja. Doja të bëja 2-3 teste provë që të bindesha që isha. Thoja si ka mundësi gjithë ky bekim i madh të vijë në jetë, pas gjithçkaje që kemi kaluar? Ja që ka një Zot atje lart dhe na shpërbleu në mënyrën më të bukur të mundshme.”
Po çfarë ka ndryshuar te Kiara gjatë kësaj periudhe? Ajo thotë se ka më shumë neps për ëmbëlsira, por nuk është me fiksime dhe “nuk e zgjon Luizin gjatë natës”.
“Janë ëmbëlsirat, që para se të mbetesha shtatzënë nuk i thosha dot jo. U them të gjithëve mos më merrni bakllava. Nuk e zgjoj Luizin në mes të natës. Çohem i bëj vetë gjërat, nuk jam me fiksime. E kam marrë me qetësi”.
Ky fëmijë ishte i mezipritur, shton më tej Kiara, madje edhe në kohën e duhur: “Përveç Luizit, edhe ky fëmijë ishte gjëja që jo vetëm unë, por çdo grua kërkon që të ndihet e plotësuar dhe të ketë një motiv të fortë për të jetuar”.