Në “luftë” me kohën, Dybala ka një dëshirë për rikthimin në fushë

Pas dëmtimit në pjesën e parë të ndeshjes kundër Fiorentinës, sulmuesi i Romës, Paulo Dybala synon të rikthehet në fushë në ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij, Juventusit, takim i  planifikuar për të shtunën më 30 dhjetor në orën 20:45 në Allianz Stadium.

Sipas asaj që raportohet nga Sky Sport, megjithatë, ka shumë pak gjasa që trajneri Jose Mourinho të mund të llogarisë tek ai që në minutën e parë, duke pasur parasysh rëndësinë e ndeshjes dhe ritmi në fushë i cili do të jetë shumë i lartë.

Argjentinasi dëshiron të jetë mes të ftuarve dhe  dëshiron të japë kontributin e tij për të provuar të përsërisë fitoren ndaj Napolit të shtunën e kaluar. Gjëja e rëndësishme do të jetë të mos rrezikohet shumë, duke qenë se Roma ka dëshmuar se është një ekip krejtësisht ndryshe me Dybalan në fushë.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Në “luftë” me kohën, Dybala ka një dëshirë për rikthimin në fushë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook