Policia spanjolle ka zbuluar te paktën 10 grabitje të ndodhura muajin e fundit në zonën e Sopelas dhe ka vënë në pranga një shtetas shqiptar. Hetimi mbetet i hapur për shkak të mundësisë që i arrestuari të jetë i përfshirë në ngjarje të ngjashme në Uribe Kosta dhe Mungia. Gjithashtu, vijojnë kërkimet për një person të dytë të përfshirë, i cili tashmë është identifikuar.
Një patrullë e policisë lokale nga Sopelana kapi një makinë të parkuar në një stacion autobusi. Kur te dyshuarit do të hynin brenda, efektivët e Policisë Bashkiake i ndaluan dhe arritën të arrestonin njërin prej tyre. Në të njëjtin moment, hajdutët po iknin pasi kishin sulmuar shtëpinë e tyre të fundit në lagjen Moreaga të Sopelanës. Brenda mjetit u gjet një sharrë radiale, kaçavida, doreza dhe sende të tjera të përdorura për grabitje.
Gjithashtu, në banesën ku tashmë banonin i arrestuari dhe shoqëruesi i tij, u krye kontrolli gjyqësor dhe u sekuestruan objekte të ndryshme, origjina e të cilave po hetohet. Hetimi mbetet i hapur për zbardhjen e grabitjeve të tjera të ndodhura në zonë.