Një nga më të mirët te Interi, zikaltërit synojnë rinovimin e kontratës së yllit zikaltër

Kontrata i skadon në vitin 2026, por Interit duket se nuk i pritet. Zikaltërit kanë nisur bisedimet me Nico Barella, për rinovimin e kontratës. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, synohet vazhdimi i bashkëpunimit të paktën deri në vitin 2028.

Mesfushori është një vlerë e ccmuar e skuadrës nga Milano dhe preferohet shumë nga trajneri Inzaghi. Barella ka luajtur 17 ndeshje këtë sezon, ku ka shënuar 2 gola dhe ka asistuar 3 herë.

Në edicionin e kaluar, italiani mbajti veshur fanellën e Interit në 35 ndeshje. Barella u transferua nga Cagliari, në vitin 2018. Ai më parë ka luajtur edhe për skuadrën e Como-s.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Një nga më të mirët te Interi, zikaltërit synojnë rinovimin e kontratës së yllit zikaltër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook