Tentuan të kalonin kontrabandë me makinë bagëti të imta, e pësojnë dy qytetarë në Kakavijë, në kërkim doganieri

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. T., 49 vjeç, banues në Fier dhe M. H., 48 vjeç, banues në Roskovec, pasi gjatë kontrollit në automjetet e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur disa krerë bagëti të imta, pa dokumentacionin përkatës, të dyshuara të kontrabanduara.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi B. M., 38 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë doganier në pikën doganore Kakavijë, pasi dyshohet se ka ndihmuar këta 2 shtetas, për të kaluar automjetet me bagëti, në PKK Kakavijë, pa kryer procedurat doganore.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. F., 60 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Tentuan të kalonin kontrabandë me makinë bagëti të imta, e pësojnë dy qytetarë në Kakavijë, në kërkim doganieri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook