Zbardhet ngjarja në Fier/ U qëllua me armë drejt biznesit, arrestohet një nga autorët e dyshuar, tjetri në kërkim

Zbardhet ngjarja në Fier/ U qëllua me armë drejt biznesit,

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Fier, ku u qëllua me armë zjarri drejt një berberhane. Në pranga për këtë ngjarja ka rënë shtetasi N. M. (M), ndërsa u shpall në kërkim G. H. (M).

Zanafilla e konfliktit, sipas policisë, ka qenë kohë më parë, me një klient të berberhanes, e cila është në pronësi të B. K.,

“Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ndodhur kohë më parë, me shtetasin E. K., 30 vjeç, klient në berberhanen e shtetasit B. K., kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të këtij dyqani dhe më pas janë larguar me automjetin tip “ML”, i cili u gjet i braktisur në fshatin Baltëz”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me të cilën u larguan autorët.

Njoftimi i policisë

Fier/Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në Fermë Çlirim, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të berberhanes së shtetasit B. K.

Arrestohet në flagrancë njëri prej autorëve të dyshuar, punohet për kapjen e tjetrit.

Sekuestrohet automjeti me të cilën u larguan autorët, pasi qëlluan me armë zjarri, për motive të dobëta

Në vijim të veprimeve hetimore dhe punës së pandërprerë për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në Fermë Çlirim, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të berberhanes së shtetasit B. K., 33 vjeç, shërbimet e Policisë, me mbështetje të inteligjencës policore, bënë të mundur arrestimin e njërit prej autorëve të kësaj ngjarjeje, shtetasin N. M. (M), 22 vjeç dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G. H.(M)., 33 vjeç, banues në Fermë Çlirim.

Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ndodhur kohë më parë, me shtetasin E. K., 30 vjeç, klient në berberhanen e shtetasit B. K., kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të këtij dyqani dhe më pas janë larguar me automjetin tip “ML”, i cili u gjet i braktisur në fshatin Baltëz.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për kapjen e shtetasit G. H.(M). dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

Zbardhet ngjarja në Fier/ U qëllua me armë drejt biznesit, arrestohet një nga autorët e dyshuar, tjetri në kërkim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook