Mbi 10 milionë turistë të huaj kanë hyrë në Shqipëri deri mbrëmjen e së hënës. Kjo shifër u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama me një reagim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
Kjo shifër thotë kryeministri vite më parë as nuk imagjinohej dot, por sot është objektiv i arritur.
“Bashkë me Krishtlindjen kaloi edhe numri 10 000000 i turistëve të huaj në Shqipëri; një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më parë. GËZUAR. 10 011 500 turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë deri mbrëmë”, shkruan kryeministri.