Flakët në qendrën tregtare në Lushnjë u shuan pas rreth njëmbëdhjetë orësh betejë me zjarrin që rrezikoi jetën e dhjetra banorëve.
Mësohet se kati i katërt dhe i pestë kompleksit të pallateve ku ndodhej qendra tregtare janë shkrumbuar plotësisht.
Zjarri ra rreth orës 15:00 dhe përfshinë qendrën tregtare ku u bë evakuimi i klientëve dhe punonjësve.
Dhjetëra banorë mbetën të bllokuar në apartamente dhe rrezikoheshin të asfiksoheshin nga tymi i zi. Por forcat zjarrfikëse arritën t’i shpëtonin duke i nxjerrë nga banesat.
Rreth 42 persona u shtruan në spital pasi kishin probleme me frymëmarrjen mes tyre edhe 8 persona zjarrfikës.
Për të vënë nën kontroll flakët, në Lushnjë shkuan edhe nga zjarrfikëse nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani, etj.