Gara për Premier League, Van Dijk: Flasim në shkurt ose mars, Liverpool synon vazhdimësinë

Gara për Premier League është më e hapur se kurrë, me skuadrat e para të rënditjes që kanë pak diferencë mes tyre. Liverpooli, pas një sezoni të vështirë, është kthyer të bëjë Liverpool-in dhe dëshiron të mposhtë konkurrencën e Arsenalit, apo edhe të Manchester Cityt.

Mbrojtësi holandez i The Reds, Van Dijk, u shpreh se në shkurt apo në mars shikohet se kush do luftojë për titullin.

“Është ende dhjetor, ka shumë ndeshje për të luajtur. Gara për titull me siguri nuk do të vendoset tani. Në shkurt ose mars do të mund të shohim se kush do të luftojë. Tani duhet të sigurohemi që të qëndrojmë lart, në krye të tabelës. Ne kemi cilësinë për ta bërë këtë, por vazhdimësia është gjëja më e vështirë për t’u arritur”, tha ai.

(J.S/)

 

 

Arena e Lajmit

Gara për Premier League, Van Dijk: Flasim në shkurt ose mars, Liverpool synon vazhdimësinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook