Me riaktivizimin e zjarrit në pallatin 12 katësh, ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka mbërritur sërish në qytetin e Lushnjës për të parë nga afër situatën e krijuar.
Forca të shumta zjarrfikëse nga disa qarqe dhe forcat e Policisë dhe ato të ushtrisë punuan për disa orë për të vendosur nën kontroll flakët.
Kujtojmë se ushtria erdhi në ndihmë për shuarjen e flakëve përveç forcave zjarrfikëse nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani, etj.
()