Rikthimi i të dëmtuarve, të reja të rëndësishme te Milani

Milani është rikthyer në fushë pas ditës së pushimit që i ka dhënë Pioli, për të festuar Krishtlindjet. Lajme pjesërisht të mira vijnë nga Milanello, me skuadrën që ka filluar përgatitjet për ndeshjen e fundit të 2023, në San Siro kundër Sassuolo të shtunën më 30 dhjetor.

Mesfushori amerikan Yunus Musah, i cili ka patur një problem muskulor që e ka bërë të mungojë në dy ndeshjet e fundit të Serisë A kundër Monza dhe Salernitana, ka kryer punë të personalizuar sot.

Sa i takon prapavijës, veterani danez Simon Kjaer dhe argjentinasi Marco Pellegrino janë bashkuar me grupin sot. Kjaer, pësoi një goditje me top në fytyrë gjatë ndeshjes së fundit, duke shqetësuar disi stafin.

(J.S/)

 

Arena e Lajmit

Rikthimi i të dëmtuarve, të reja të rëndësishme te Milani

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook