Emri/ Gjendet i pajetë trupi i një 65-vjeçari në Pogradec, dyshohet se…

Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në zonën e Kavalishencës në qytetin e Pogradecit. Lajmi konfirmohet për nga gazetarja Lorena Kodra.

Sipas informacioneve nga policia që ka këqyrur trupin paraprakisht nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup.

Dyshohet se 65-vjeçari, Minir Berberi të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale ndërkohë që do jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Sipas uniformave blu viktima jetonte vetëm dhe njihej si përdorues i alkoolit.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Pasditen e sotme, tek vendi i quajtur “Kovalishenca”, në Pogradec, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi M. B., 65 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit

Emri/ Gjendet i pajetë trupi i një 65-vjeçari në Pogradec, dyshohet se…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook