EMRI/ Qëlloi me armë drejt banesës së 60-vjeçarit në Kurbin, arrestohet 41-vjeçari

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka qëlluar me armë në drejtim të banesës së një 60-vjeçari. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Rasim Mihana, rreth mesnatës, është konfliktuar për motive të dobëta, në ambientet e një lokali, me shtetasin me inicialet C. H., 60 vjeç.

Më pas ky shtetas ka marrë armën e zjarrit, në banesën e tij, ka qëlluar me të, në drejtim të banesës së 60-vjeçarit, me pasojë vetëm dëme materiale, dhe është larguar në zonën e pyllëzuar të fshatit Malbardhë, Kurbin, për t’u fshehur.

NJOFTIMI I POLICISE
Mori armën e zjarrit në banesë, dhe qëlloi në drejtim të banesës së një 60-vjeçari, për shkak të një konflikti të çastit, duke iu rrezikuar seriozisht jetën familjarëve, kur pa që po mbërrinte Policia, u largua në pyll. Pas kërkimeve dhe ndjekjes intensive, të kryera gjatë natës, në territorin e fshatit Malbardhë, nga Policia e Kurbinit, Forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Lezhë, Forcat e Sigurisë Kombëtare dhe forcat speciale “RENEA” u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e 41-vjeçarit që qëlloi me armë zjarri, drejt banesës së 60-vjeçarit.

Gjithashtu në këtë zonë shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pushkë me të cilën qëlloi i arrestuari.

Në kuadër të punës intensive dhe të pandërprerë të Policisë, në të gjithë territorin e qarkut, me objektiva kryesorë, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe garantimin e sundimit të ligjit në territor, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcat e Sigurisë Kombëtare dhe me shërbimet e Repartit “RENEA”, falë reagimit në kohë, kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti me pasoja të rënda.

Shtetasi Rasim Mihana, rreth mesnatës, është konfliktuar për motive të dobëta, në ambientet e një lokali, me shtetasin C. H., 60 vjeç. Më pas ky shtetas ka marrë armën e zjarrit, në banesën e tij, ka qëlluar me të, në drejtim të banesës së 60-vjeçarit, me pasojë vetëm dëme materiale, dhe është larguar në zonën e pyllëzuar të fshatit Malbardhë, Kurbin, për t’u fshehur.

Si rezultat i kërkimeve dhe ndjekjes së kryer gjatë natës, pa ndërprerje, në territorin e fshatit Malbardhë, shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga shtetasin R. M., 41 vjeç, banues në këtë fshat. Gjithashtu, gjetën në këtë zonë dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pushkë, me të cilën qëlloi 41-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit te Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Arena e Lajmit

EMRI/ Qëlloi me armë drejt banesës së 60-vjeçarit në Kurbin, arrestohet 41-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook