GJKKO rrëzoi dy kërkesa të Sali Berishës, avokati tregon hapin e radhës

GJKKO rrëzoi dy kërkesa të Sali Berishës, avokati tregon

Pas dy kërkesave të rrëzuara nga GJKKO, avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj thotë se sërish kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka.

Sipas avokatit të Sali Berisha, vendimi që ka marrë gjykata është i paprecedente.

Gjokutaj citoi ligjin duke thënë se “ai thotë që në  momentin ngrihet kërkesa për përjashtimi gjykata nuk mund të marrë ose japë vendim”.

“Me autorizimin e Ramës sipas atij autorizimi vazhdoi edhe gjyqi. Parashtrimi ka qenë i gjatë. Për të gjithë këto rrëzime kërkesash, ne kërkuam për së dyti përjashtimin e gjyqtares.

Gjykata e shtyu nesër në orën 15:00. Ata e dinë që edhe kjo kërkesa për përjashtim do të rrëzohet.

Kjo gjykatë për herë të parë ka hapur një precedent. Të gjitha kërkesat tona i ka rrëzuar pa u marrë vendimi për rrëzimin e kërkesës”, tha avokati i Berishës.

GJKKO rrëzoi dy kërkesa të Sali Berishës, avokati tregon hapin e radhës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook