Gjykata e Lartë ktheu çështjen e vulës në Apel, reagon zëdhënësja e PD-së: Aleanca e kullave Rama-Berisha, nuk do ta mbajnë dot peng PD

Gjykata e Lartë ktheu çështjen e vulës në Apel,

Zëdhënësja e Partisë Demokratike ka bërë një reagim për median, në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë për të kthyer çështjen e vulës në Apel.

Në fjalën e saj, ajo thekson se “aleanca e kullave Rama-Berisha nuk do ta mbajnë dot peng PD.”

Ndërsa shton se “PD pret që me shpejtësi dhe pa vonesë gjykata e Apelit të shqyrtojë këtë çështje për të mbyllur njëherë e mirë diskutimet rreth PD.”

Reagimi i zëdhënëses së Partisë Demokratike:

Berisha ka dy vjet që i mban me gënjeshtra mbështetësit e tij për t’i përdorur si mburojë ndaj halleve me drejtësinë me SHBA apo me Britaninë e Madhe. Fitorja e sotme e pretenduar e Berishës është njësoj si ajo në Francë kundër Sekretarit të Shtetit të SHBA.

I vetmi ndryshim i sotëm është se PD vazhdon ringritjen e saj dhe përgatitjen për zgjedhjet, ndërsa Sali Berisha do të duhet të përballet me akuzat për korrupsion, ndërsa është edhe në listën e zezë të SHBA dhe Britanisë së Madhe.

Sa do të mundohen, sado të investojnë në mediat e tyre me paratë e krimit dhe korrupsionit për të shpërndarë lajme të rreme, aleanca e kullave Rama-Berisha nuk do ta mbajnë dot peng PD.

PD pret që me shpejtësi dhe pa vonesë gjykata e Apelit të shqyrtojë këtë çështje për të mbyllur njëherë e mirë diskutimet rreth PD.

Gjykata e Lartë ktheu çështjen e vulës në Apel, reagon zëdhënësja e PD-së: Aleanca e kullave Rama-Berisha, nuk do ta mbajnë dot peng PD

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook