Gjykata e Lartë ktheu në Apel për rishqyrtim çështjen e vulës së PD, reagon avokati i Berishës

Gjykata e Lartë ktheu në Apel për rishqyrtim çështjen

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për kthimin edhe një herë në Apel për rishqyrtim të çështjes së vulës dhe logos së PD, ka reaguar avokati i Berishës, Genc Gjokutaj.

Në një reagim të bërë në rrjetet sociale, Gjokutaj shprehet se vendimi i sotëm është në shkelje flagrante të ligjit.

Ligjërisht, sipas tij, Gjykata e Lartë duhej të kishte prishur vendimin e Gjykatës së Apelit për moslegjitimim të ankuesit dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë!

“Vendimi i Gjykatës së Lartë në lidhje me Statutin e Rithemelimit të Partisë Demokratike sot është një shkelje flagrante e ligjit dhe që ndjek qëllime të pastra politike kundër vullnetit të anëtarësisë së saj!

Prishja e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe kthimi i çështjes po në Apel legjitimon skandalin më të madh procedural njohjen e si subjekt ankimues te Basha & Alibeaj ndërkohë që ata nuk kanë qenë palë në gjykimin në shkallë të parë!

Ligjërisht Gjykata e lartë duhej të kishte prishur vendimin e Gjykatës së Apelit për moslegjitimim te ankuesit dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë!

Drejtësia shqiptare ka rënë! Ajo sot është kthyer në Agjensi Shërbimi pranë Qeverisë dhe mercenarëve të saj!”, shprehet Gjokutaj.

Gjykata e Lartë ktheu në Apel për rishqyrtim çështjen e vulës së PD, reagon avokati i Berishës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook