Gjykata e Lartë ktheu në Apel për rishqyrtim çështjen e vulës së PD, reagon avokati i Berishës: Vendim në shkelje flagrante të ligjit

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për kthimin edhe një herë në Apel për rishqyrtim të çështjes së vulës dhe logos së PD, ka reaguar avokati i Berishës, Genc Gjokutaj.

Në një reagim të bërë në rrjetet sociale, Gjokutaj shprehet se vendimi i sotëm është në shkelje flagrante të ligjit.

Ligjërisht, sipas tij, Gjylata e Lartë duhej të kishte prishur vendimin e Gjykatës së Apelit për moslegjitimim të ankuesit dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë!

“Vendimi i Gjykates se Larte ne lidhje me Statutin e Rithemelimit te Partise Demokratike sot eshte nje shkelje flagrante e ligjit dhe qe ndjek qellime te pastra politike kunder vullnetit te anetaresise se saj!

Prishja e vendimit te Gjykates se Apelit dhe kthimi i çeshtjes po ne Apel legjitimon skandalin me te madh procedurial njohjen e si subjekt ankimues te Basha & Alibeaj nderkohe qe ata nuk kane qene pale ne gjykimin ne shkalle te pare!

Ligjerisht GjL duhej te kishte prishur vendimin e Gjykates se Apelit per moslegjitimim te ankuesit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane!

Drejtesia shqiptare ka rene! Ajo sot eshte kthyer ne Agjensi Sherbimi prane Qeverise dhe mercenareve te saj!”, shprehet ai.

Arena e Lajmit

Gjykata e Lartë ktheu në Apel për rishqyrtim çështjen e vulës së PD, reagon avokati i Berishës: Vendim në shkelje flagrante të ligjit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook