“Hapeni rrugën të kalojnë makinat”, policia i kërkon që protestuesit të lirojnë rrugën, Noka: Duhet të kishit marrë masa!

Teksa opozita po proteston para Gjykatës së Lartë ku do të shqyrtohet çështja e vulës së PD-së, në aksin rrugor ku mbahet tubimi, është krijuar radhë e gjatë trafiku. Flamur Noka është sqaruar me punonjësin e policisë, i cili ka kërkuar që të lirohet rruga.

Noka: Kam që në 8 e 30 me stafin këtu dhe duhet të kishit liruar rrugën. Kemi marrë leje. Bashkia duhet të kishte marrë masa.

Polici: Mirë është që t’i lëmë këto makina të kalojnë. Nuk kam ardhur që të bëjë debat. Të kishit liruar rrugën, se ka trafik. Unë kaq mund t’ju them”, tha punonjësi i policisë. Ndërkohë, Noka thekson se po t’i lejojë këto mjete, do t’i skadojë 1 orëshi i lejes që ka marrë për protestën.

()

Arena e Lajmit

“Hapeni rrugën të kalojnë makinat”, policia i kërkon që protestuesit të lirojnë rrugën, Noka: Duhet të kishit marrë masa!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook