Me skadimin e kontratës me Manchester United, Raphael Varane pritet të largohet së shpejti nga Anglia. Pas një fillimi të mirë, rendimenti i qendërmbrojtësit francez ra ndjeshëm, duke luajtur vetëm ndeshjet e fundit si titullar, ato kundër Liverpool dhe Aston Villa.
Mundësia që lojtari të mos rinovojë është e madhe dhe ai ndoshta tashmë mund të largohet nga Djajtë e Kuq në afatin kalimtar të janarit. Sipas asaj që raporton Sport, ish-lojtari i Real Madridit ka përfunduar në radarët e Bayern Munichut, por do të duheshin rreth 20 milionë euro për të bindur United dhe për të lënë lojtarin e tyre të largohej.
Raphael Varane do të gjente në Mynih konkurrencë të madhe dhe për të fituar një vend titullari, do i duhet të luftojë shumë. Deri më tani, në këtë sezon, lojtari ka luajtur 10 ndeshje.
(J.S/)