Nga 2024 deri në 2027 mbi një miliard celularë do të kenë Inteligjencë Artificiale ​

Në tre vitet e ardhshme, nga 2024 deri në 2027, mbi një miliard telefona celularë do të jenë në treg me teknologjinë e inteligjencës artificiale gjeneruese në stilin e ChatGpt në bord.

Këto janë parashikimet e kompanisë së analizave ”Counterpoint Research”, e cila parashikon shpërndarjen e mbi 100 milionë njësive të pajisjeve GenAI, siç quhen, deri në vitin 2024, ndërsa në vitin 2027 parashikimet shkojnë në 522 milionë, me një rritje vjetore prej 83%.

Analistët i përcaktojnë këta telefona si një nëngrup pajisjesh që përdorin inteligjencën artificiale gjeneruese për të krijuar përmbajtje origjinale, në vend që thjesht të japin përgjigje të paraprogramuara ose të kryejnë detyra të paracaktuara.

Për shembull, ata do të jenë në gjendje të krijojnë përmbajtje të personalizuar, imazhe, të përkthejnë në kohë reale dhe të kenë në bord ”asistentë” dixhitalë më smart me këshilla dhe stile bisedash jo të paracaktuara.

Sipas ”Counterpoint”, ”Samsung” dhe ”Qualcomm” fillimisht do të jenë dy kompanitë kryesore në këtë sektor.

Arena e Lajmit

Nga 2024 deri në 2027 mbi një miliard celularë do të kenë Inteligjencë Artificiale ​

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook