Kjo është receta për një pjatë të dytë e të shijshme, perfekte për festat e fundvitit.
Plot shije dhe vlera ushqyese falë përbërësve të shëndetshëm që përmban.
Më poshtë po ju sjellim mënyrën e thjeshtë të përgatitjes së rolesë me gjeldeti të mbushur me spinaq dhe salcës me perime që e shoqëron më së miri.
Përbërësit
800 g gjoks gjeldeti
50 g spinaq të ngrirë
30 g thërrime buke
50 djathë
2 vezë
1 thelpi hudhër
Kripë dhe piper për shije
Majdanoz i freskët për shije
Gjysmë qepe
1 karotë
1 kërcell selinoje
Vaj për shije
200 ml lëng perimesh
80 ml qumësht
1 lugë gjelle miell
Përgatitja
Prisni imët hudhrën dhe kuardiseni në një tigan me pak vaj.
Më pas shtoni spinaqin. Vendosni kapakun dhe gatuajeni duke e përzier herë pas here.
Ndërkohë prisni djathin në kubikë.
Në një enë bashkoni spinaqin e gatuar, djathin, vezët, thërrimet e bukës, majdanozin e grirë, kripën dhe piperin.
Përziejeni derisa përbërësit të bashkohen mirë me njëri tjetrin.
Tani prisni në mes gjoksin e gjelit dhe hapeni mirë duke përdorur një çekiç për mishin.
Vendosni mbushjen në qendër të mishit dhe rrotullojeni duke e lidhur disa herë me një file gatimi.
Prisni selinon, karrotën dhe qepën në copa të vogla.
Hidhni pak vaj në një tenxhere, shtoni perimet e grira dhe vendosni rolenë e gjelit të detit. Më pas shtoni qumështin dhe lëngun.
Mbulojeni dhe gatuajeni për një orë e gjysmë.
Pasi të ziejë, lëreni mënjanë gjelin sa të ftohet.
Me një pirun shtypni perimet dhe shtoni miellin duke i përzier mirë.
Pritini mishin në feta dhe shërbejeni me salcën e bërë nga perimet. /AgroWeb.org