Shkoi për piknik me shokët, i riu rrëzohet nga shkëmbi. Niset me urgjencë drejt spitalit

Shkoi për piknik me shokët, i riu rrëzohet nga shkëmbi.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Dibër, ku një i ri ka rënë nga shkëmbi. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Rrasa e zezë”, në njësinë administrative Selishtë. Mësohet se shtetasi me inicialet K.B., kishte shkuar për piknik sëbashku me shokët e tij shtetasit A.M., M.Ll., E.B., dhe E.B.

Gjatë kohës që shtetasit e lartpërmendur kanë qenë duke u kthyer nga pikniku, dyshohet se aksidentalisht shtetasi me inicialet K.B., 19 vjeç, është rrëzuar nga shkëmbi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore. I dëmtuari është dërguar në spital dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Shkoi për piknik me shokët, i riu rrëzohet nga shkëmbi. Niset me urgjencë drejt spitalit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook