Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë në lidhje me se kujt i takon vula e Partisë Demokratike, duke prishur vendimin e Gjykatës së Apelit dhe kërkuar rigjykim me një trup tjetër gjyqtarësh.
I ftuar në Syri Tv, Gjokutaj tha se ky vendim përveç se i ka dhënë kohë ideatorëve të kësaj maratone juridike me qëllim fitimin e kohës nga ana e kësaj mazhorance dhe moslegjitimimin e opozitës reale, përkundër të gjitha vërteton një fakt që vendimi i Shkallës së Parë është i vetmi determenues i cili ka respektuar procedurat gjyqësore në të njëjtin raport me zgjedhësit e Rithemelimit.
“Ky vendim përveç se i ka dhënë kohë ideatorëve të kësaj maratone juridike me qëllim fitimin e kohës nga ana e kësaj mazhorance dhe moslegjitimimin e opozitës reale, përkundër të gjitha vërteton një fakt që vendimi i Shkallës së Parë është i vetmi determinues i cili ka respektuar procedurat gjyqësore në të njëjtin raport me zgjedhësit e Rithemelimit.
Pra është i vetmi vendim i pacënuar, vendim me integritet që duhet të ishte regjistruar që në momentin që u mor, por me manovra juridike me strategji të shkeljes në mënyrë flagrante të ligjit pa i dhënë llogari askujt, me gjykata me dy standarde brenda një kohe të shkurtër, arritën ta çonin çështjen në Apel.
Që në atë moment procedural është zbuluar dhe dekriptuar strategjia e projektuesve të kësaj maratone juridike, pasi ata e kanë të qartë se kush është PD e vërtetë dhe po aq qartë rezultoi edhe sot në Gjykatën e Lartë të cilët ata gjithçka kanë bërë nuk kanë mundur dot të fusin duart te vendimi i Agron Zhukrit në lidhje me Rithemelimin, është vendimi i cili ka vendosur regjistrimin e vullnetit plebishitar, si në Kuvendin e 11 dhjetorit të 2021 ashtu edhe në referendumin e datës 18 dhjetor të po atij viti.”, tha Gjokutaj.