GJKKO do të vendosë sot për kërkesën e SPAK, nëse do t’i ashpërsohet apo jo masa e sigurisë ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ndërkohë mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00 opozita ka nisur protestë jashtë ambienteve të Gjykatës.
Sakaq, siç shihet edhe nga pamjet, policia e shtetit ka ‘blinduar’ gjykatën. Kujtojmë se seanca gjyqësore ndaj Sali Berishës do të nisë në orën 11:00.