“Arrest në shtëpi” dhe pa komunikim, Tritan Shehu komenton kërkesën e SPAK për Berishën: Në regjime moderne, lideri i opozitës izolohet

Ndërsa komenton kërkesën e SPAK për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, tha në studion e News 24, se në regjimet moderne, liderët e opozitës izolohen.

“Në konceptin modern të diktaturave nuk ka pushkatime, është koncepti i izolimit, të izolosh kundërshtarët politikë. Interesi i Ramës është të dekapitojë opozitën. Duke goditur liderin e opozitës, pa dyshim që dëmtohet opozita. Të izolojnë siç është izoluar Navalni. Çfarë interesi ka Putin të çojë Navalnin në Arktik?! Në diktatura moderne nuk të pushkatojnë.

Kur gjykatat urdhërohen nga regjimi dalin jashtë konceptit të drejtësisë. Nuk është drejtësia që ndërton demokracinë. Në regjime nuk mund të ketë drejtësi të lirë dhe të pavarur. Të mos ketë iluzione kurrkush. Këtu po tentohet të goditet fort kryetari i opozitës”, tha Shehu.

Pa dyshim që tendenca e izolimit të Berishës, që është kryetar i Partisë Demokratike, të cilin e konfirmoi pavarësisht se në mënyrë gjysmake edhe Gjykata e Lartë. Berisha nuk e zbatoi vendimin me koshiencë që nuk ishte antikushtetuese. Nuk mund të ketë hakmarrje.

Sido që të vendoset për Berishën, ai mbetet kryetar i Partisë Demokratike dhe është ai që do të drejtojë opozitën. Të gjitha këto janë demonstrime të frikës që ka regjimi dhe gjen metoda surealizmi dhe fut edhe veten e vet në një spirale”, tha Shehu.

 

 

Arena e Lajmit

“Arrest në shtëpi” dhe pa komunikim, Tritan Shehu komenton kërkesën e SPAK për Berishën: Në regjime moderne, lideri i opozitës izolohet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook