“Bujqësia drejt greminës”, Dash Sula: Pasojë e shpërdorimit të fondeve të AZHBR

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula thotë se ndërkohë që fondet e AZHBR shpërdorohen, bujqësia në Shqipëri po shkon drejt greminës.

Sipas tij, vitin e kaluar bujqësia qëndroi në vend numëro, teksa ekonomia e vendit u rrit me 4.86% dhe se të njëjtin fat ka edhe blegtoria

Reagimi:

Bujqësia drejt greminës, pasojë e shpërdorimit të fondeve të AZHBR. Sektori që gjeneron më shumë vende pune në Shqipëri po shkon drejt “greminës”. Prodhimi në sektorin bujqësor tashmë jo vetëm po bie por po shënon rekorde në rënie.

-Sipas Raportit të fundit të INSTAT në tremujorin e tretë të këtij viti, prodhimi në sektorin bujqësor shënoi rënie me 0.4%, kjo ishte rënia më e madhe që nga tremujori i katërt 2021 ku moti i keq dëmtoi prodhimin e sezonit. Pra jemi duke kaluar rezultatet negative të viteve që kanë pasur fatkeqësi natyrore.

Vitin e kaluar bujqësia qëndroi në vend numëro, teksa ekonomia e vendit u rrit me 4.86%.

Të njëjtin fat ka edhe blegtoria. Numri i krerëve në blegtori ka rënë me 20 për qind në dy vitet e fundit. Është e pa tolerueshme që me gjithë këto mundësi klimaterike, relievi, Shqipëria të jetë në këto standard.

Po Cfarë tregon kjo?!

Përvec faktit që ne kemi një qeveri që nuk kujdeset për njerëzit e thjeshtë që punojnë dhe që nuk stimulon punën e ndershme, rezultatet konfirmojnë vjedhjen dhe shpërdorimin e fondeve të AZHBR.

Ky trend rënës tregon se si fondet e AZHBR, ose janë vjedhur ose janë shpërdoruar ose janë dhënë pa eficencë. Këtë le ta zbulojnë drejtësia.

Pak, por e sigurt është që programi I IPARD nuk e ka realizuar objektivin.

Ne jemi i vetmi vend ne Rajon me nivel të ulët të mbështetjes bujqësore për bujqësinë, e cila në të njëjtën kohë është sektori me peshën më të madhe në PBB-së me rreth 19% të saj.

Në vende të tilla si Bosnjë-Hercegovinë, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, pesha e pagesave direkte për fermat arrin në 70-80% të buxheteve të bujqësisë, shumica e të cilave është e lidhur me prodhimi blegtoral ose përdorimi e inputeve.

Ndërkohë ne në Shqipëri më shumë se 70% e buxhetit bujqësor e shpenzojmë për shpenzime operative të aparatit burokratik dhe vetëm një pjesë e vogël për mbështetje direkte te fermerët.

Prandaj Shqipëria po zbrazet çdo ditë. Sepse bujqësia në vendin tonë është një sektor që nuk nxjerr dot shpenzimet e veta dhe nuk është tërheqëse për të rinjtë, ndërsa në vendet e BE bujqit e fermerët janë shtresa të pasura.

 

 

Arena e Lajmit

“Bujqësia drejt greminës”, Dash Sula: Pasojë e shpërdorimit të fondeve të AZHBR

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook