EKSKLUZIVE/ Trazoi kryeqytetin, nga pezullimi i famshëm tek oferta e Demit, Shehi rrëfehet në News24 (VIDEO)

Pas disa vitesh te Tirana, trajneri Orges Shehi zgjodhi të kalonte te Partizani. Javët e fundit ishin shumë të zhurmshme, situatë e tillë e krijuar nga tifozët e të dy skuadrave. Tekniku Shehi dha një intervistë ekskluzive për News 24 në Sport News, në emisionin e drejtuar nga Trevisa Tufa duke shuar kuriozitetin e të gjithëve. Ai foli për të kaluarën te bardheblutë, të tashmen dhe për të ardhmen në anën e kuqe të kryeqytetit.

 

 

Shehi, je i vetëdijshëm për zhurmën që ke bërë, dakord, nuk je as i pari as i fundit, por një transferim i tillë, për tifozët dhe për mediat bën shumë zhurmë…

Nuk jam as i pari as i fundit në futbollin profesionist. Është një kalim direkt mes dy skuavre që kanë qenë rival historik. Profesionalizmi është çështje e rëndësishme, pastaj ka të bëjë edhe mënyra sesi e trajtojnë vet individët.

Të bëj një paralelizëm, është sikur Ancelotti të shkoj tani te Barcelona, apo Inazghi te Milan…

Kjo ka të bëjë edhe me rivalitetin e dy klubeve. Unë do thoja që janë të pranishme, nuk e shikoj që ka ndonjë problem. Vij me objektiv të qartë për të bërë më të mirën dhe për të qenë gjithë kohën në profesionalizëm të vërtetë.

Ishte e vështirë, më thuaj të vërtetën, është fakt që tifozët e Tiranës të kanë mbështetur shumë, të kanë vlerësuar, kanë dale edhe kundër drejtuesve në momentin që klubi të pezulloi…

Kam kaluar një periudhë të gjatë te Tirana dhe rezultatet ishin të mira. Sigurisht, atë situatë nuk e donte askush të ndodhte. Nuk dua të rikthehem, sepse nga data 5 tetor dhe deri pak ditësh që u arrit akordi, ishte një periudhë e vështirë. Pastaj ajo shpikja e pezullimit, ishte disi e çuditshme. E kam thënë edhe herë të tjera, faktet janë të qarta dhe evidente. Është kapitull i mbyllur, çdo njeri shikon të ecë përpara.

Ishte e vështirë të pranoje ofertën e Partizanit, ka shumë zëra për këtë transferim, si është e vërteta, prej sa kohësh ke që negocion, kur vendose të pranoje ofertën e Partizanit?

Me 5 tetor kur ndodhi shkarkimi im nga klubi i Tiranës, nuk doja t’i hyja më shumë për shkak të asaj që u tha e u bë.  Në atë periudhë ndodhesha në një situatë që po e kaloja për herë të parë.Kërkoja që  çdo gjë të kalonte në organet kompetente. Pas datës 5 tetor ka patur interes nga shumë klube. Pasi u mbyll çdo  gjë nga ana proceduriale, kam pas një takim me drejtuesit e Partizanit dhe nuk ishte e vështirë për të gjetur akordin. Ishte një projekt ku pjesë e rëndësishme isha unë.

Në derbin e parë pasi ju u larguat nga Tirana, tifozët e Partizanit thirrën në korr emrin tënd, a ishte ky një moment kur u bindët më shumë, apo një moment që ndezi në mëndje një transferim të tillë?

Tifozët janë shumë të rëndësishëm. Ajo ndjesi që mu dha është një kënaqësi. Të dëgjish tifozë që brohorasin emrin tënd kur ende nuk është mbyllur asgjë, të jep një kënaqësi dhe vlerësim. Këtu kam luajtur 4 vite dhe jam shumë i kënaqur. Në prezantim pashë të pranishëm shumë persona që kanë qenë edhe kur unë bëja pjesë të Partizani. Ruajmë respekte të ndjërsjellta. Gjithë kjo pritje, është një përgjegjësi e madhe për mua, edhe për shkak të traditës që ka klubi.

Në dy vite e pak me Tiranën u shpallët dy herë trajneri i vitit, fituat titullin kampion, me çfarë note do e vlerësonit aventurën tuaj te Tirana, sa i kënaqur jeni?

Kemi patur ecuri të mirë, kemi qenë gjithmonë konkurrent, siç i ka hije klubeve që synojnë të jenë kompetent. E rëndësishme është që në klube të tilla të mbash standardin dhe të rrish në ato nivele. Vazhdimësia është shumë e rëndësishme në futboll. Jam i kënaqur me atë që kam arrit.

E fundit për këtë pjesë, një vit më parë, cili e meritonte titullin, vijoni ti qëndroni besnik atyre deklaratave?

Mendoj që është çështje e mbyllur, Partizani ka dalë kampion. Ishte një kampionat i luftuar, në fund fare verdiktet janë për t’u pranuar.

Shehi, çfarë përfaqëson për ju Partizani, çfarë do të thotë të jeni trajner i këtij klubi?

Të jesh pjesë e Partizanit është krenari e madhe. Ky klub ka ndryshuar shumë që nga koha që isha këtu. Kemi kaluar vite që kishim objektiva të rëndësishëm. Tani Partizani ka ndryshuar, pasi kam ikur ka rikuperuar shumë, ka fituar tituj dhe ka bërë infrastrukturë. Kënaqësi të jem pjesë e këtij projekti, kur janë të gjitha kushtet, mbetet vetëm të përpiqesh dhe të jesh i disiplinuar për të arritur objektivat.

Cili është kujtimi më i bukur që ke nga Partizani, ke qenë prej afro 4 vitesh pjesë e këtij klubi…

Kujtimi im më i bukur përkon me momentin më të vështirë. Një vit para humbën kampionatin në ndeshjen e fundit dhe një vit më pas, pamë çfarë impakti ka Partizani te tifozët. Ata ishin gjithmonë pranë tifozëve, duke kontribuar edhe financiarisht për ta mbajt skuadrën në elitë. Të gjithë u bënë bashk.

Çfarë të kërkoi presidenti Demi? Besoj ke diskutuar me të…

Nga biseda që kam patur me Presidenti, direkt kemi lexuar situatën. Ai fliste për të dërguar Partizanin lart e më lart. I rëndësishëm është edhe kompletimi me elementë të rëndësishëm në futbollin bashkëkohor. Kërkon gjithmonë që të rritet si ekip. Ne bashkohemi te mentaliteti. Ne duhet që gjithmonë të jemi kompetitiv.

Abilaliaj, ka ndërtuar këtë ekip, e drejtojë edhe për një fazë, të ka dhënë ndonjë këshillë?

Arbëri ka pjesën e vet në ndërtimin e skuadrës dhe në këtë situatë që është, skuadra fitoi trofe. Kemi patur diskutime. Duke qenë se kemi luajtur bashkë, kemi një trajtim të situatave ndryshe.

Rivali juaj më i madh ka qenë pikërisht Partizani, si e keni parë nga jashtë, si të duket ky ekip?

Këto dy muaj që kam qenë në këtë situatë, kam pas një kohë më të mjaftueshme për të parë të gjitha skuadrat e elitës. Kam parë një skuadër që kërkon gjithmonë të fitojë, kam parë një skuadër me shumë dëshirë. Karakteret janë shumë të rëndësishme në futboll, kur e njeh stafin, gjërat janë më të lehta. Kam parë një skuadër të uritur dhe me djem që duan të bëjnë mirë.

A është titulli kusht, ose më saktë, a i ka mundësitë ky ekip të fitojë  titullin?

Kushdo që drejton Partizani, sigurisht që është objektiv i përhershëm. Edhe këtë vit, edhe vitin tjetër, edhe Europa është objektiv, pra për të kaluar turet. E përsëris që çdo trofe i mundshëm, është objektiv.

Shehi, në prag është merkato e dimrit, ku do të ndërhyni, ku ka nevojë ky ekip të përmirësohet?

Këto ditë edhe pastaj në fazën përgatitore, do shikojmë me imtësi se ku duhet të ndërhyjmë. Duhet kohë t’i përgjigjem kësaj pyetje.

Këtë sezon, Partizani po vuan shumë në finalizim, ju jeni një trajner që pëlqeni futbollin sulmues, i duhet Partizanit një sulmues i ri, flitet për një rikthim të Skukës, ka diçka të vërtetë?

Partizani ka shumë sulmues, për fatin tonë të keq janë në fazë riaftësimi. Pjesën përpara Partizani e ka të bollshme, le të shikojmë.

 -Çfarë plani keni për dimrin, ku do ta zhvilloni fazën përgatitore?

Do të stërvitemi deri nga data 29-30, më pas do të rikthehemi me datë 2 fillojmë stërvitjen. Stërvitjen  e fillojmë në Turqi, për të qenë atë deri më datë 9-10. Do bëjmë dy ndeshje miqësore, për t’u kthyer pastaj.

-Shehi, presidenti Demi në urimin për fund vitin kërkoi më shumë tifozë në stadium, po ju keni një mesazh për tifozerinë e kuqe

Ne do futemi ën fushë me idenë për të dhënë gjithçka. Ne do bëjmë maksimumin dhe kështu tifozët do jenë gjithmonë të kënaqur me skuadrën.

(J.S/)

Arena e Lajmit

EKSKLUZIVE/ Trazoi kryeqytetin, nga pezullimi i famshëm tek oferta e Demit, Shehi rrëfehet në News24 (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook