“Faktet janë në favor të Berishës”, Bumçi: Rama po godet kryetarin e opozitës, siç ndodh në Rusi dhe Bjellorusi

Ish-ministri Aldo Bumçi i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, foli për situatën politike në vend, ku u ndal te vendimi i GJKKO-së për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ai krahasoi Shqipërinë me Rusinë dhe Bjellorusinë, ku tha se vetëm në këto vende arrestohet, dënohet lideri i opozitës. Më tej ai komentoi dhe çështjen e logos dhe vulës së PD-së, ku tha se janë marrë peng nga kryeministri Edi Rama.

Ndër të tjera ai tha se Rama pa rezistencën e opozitës gjatë zgjedhjeve të 14 majit, si dhe bashkimin e grupit parlamentar të PD, e ndaj vendosi të godiste kryetarin e opozitës, referuar Sali Berishës.

“Të gjitha faktet, janë në favor të zotit Berisha, nuk ka çështje, pasi ka nisur me shkelje kushtetuese. Çfarë tha Rama në Itali? Tha ‘më thonë diktator, mirëpo gjykatat janë të pavarura’. Ne sot jemi bashkë me Rusinë dhe Bjellorusinë. Kryetarët e opozitës në Rusi janë në burg ose në varreza. Vetëm mosha e shpëton Berishën nga burgu.

Kemi parë që gathë këto kohë opozitës nuk po i njihen të drejtat për ngritjen e komisioneve hetimore. A jemi ne një vend normal? Ne duam funksionimin e shtetit. Rama merr logon dhe ka 2 vite që PD  nuk merr emrin. Emrin ta merr, si zhvillohen zgjedhjet? Thonë që mbështetësit e opozitës u kërcuan dhe u benë për të mos votuar. E pamë ne krimin duke lëvizur rrugëve të Shkodrës.  Ky sulm erdhi pasi ne rezistuam më 14 maj, morëm 34% të votave. Ne rezistuam si asnjë opozitë, kur pa që u bashkua dhe grupi parlamentar goditi kryetarin e partisë.”, u shpreh Bumçi.

()

Arena e Lajmit

“Faktet janë në favor të Berishës”, Bumçi: Rama po godet kryetarin e opozitës, siç ndodh në Rusi dhe Bjellorusi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook