Shkrumbohet banesa një-katëshe në Golaj të Bashkisë Has. Mësohet se zjarri ka rënë gjatë orëve të natës. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të zjarrfikëses nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit duke shkrumbuar gjithçka brenda banesës.
Fatmirësisht nga flakët nuk ka pasur të lënduar, ndonëse në shtëpi ka pasur familjar në momentin e rënies së zjarrit.
Mendohet se shkaku i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Sakaq, grupi i punës në komisariatin e Hasit në bashkëpunim me prokurorinë e Kukësit po bëjnë verifikimin e duhur për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit në këtë banesë. Ndërkohë, familja e S. Meshit nga djegia e banesës ka ngelë në qiell të hapur.
()